12:44 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Rrugët e Prishtinës të mbushura me vetura e qytetarë, çdo gjë zhvillohet normalisht

Rrugët e kryeqytetit, po t’i shohësh këtë të hënë, të ngjasojnë në shumë të hëna të tjera, kur Kosova e as bota nuk po përballej me pandeminë globale, Covid-19. Numër i madh i veturave, qytetarë që nuk ruajnë distancë dhe në numër të madh, i sheh sot nëpër rrugët e Prishtinës, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili po bën thirrje vazhdimisht që të qëndrohet në shtëpi, edhe sot ka njoftuar se është mbyllur sheshi kryesor në mënyrë që askush të mos kalojë dhe të frekuentoj atë, gjatë kësaj kohe.

IndeksOnline ju sjell pamje të realizuar në këto momente: