16:15 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Rrugët e Rahovecit janë të kalueshme

Bora që ka vazhduar të bjerë nga mëngjesi i ditës së sotme në gjithë territorin e Komunës së Rahovecit, nuk ka paraqitur probleme, pasi që është intervenuar me kohë, nga kompania e cila është përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit të dimrit.

Kështu ka njoftuar Komuna e Rahovecit përmes një komunikate për media.

“Drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit shprehet se kompania komunale për mirëmbajtjen e rrugëve dimërore, ka filluar punën sipas vendbanimeve që janë prioritet dhe janë pastruar këto rrugë; Rruga për fshatin Zatriq, Rruga nga Rahoveci-Drenoc-Pastasel-Kaznik e deri në Sarosh, Rruga nga Kramaviku deri Guri të kuq si dhe të gjitha rrugët që kanë vështirësi për qarkullim të veturave. Prandaj, si autoritete komunale jemi në koordinim të vazhdueshme me të gjitha institucionet qendrore që rrugët regjionale të fillojnë me pastrimin e rrugëve” thuhet në njoftimin e tyre./Indeksonline/

Temat: