17:41 / E Enjte, 31 Mars 2022 / OSH

Rrusta për Kurtin: Sa ishte në opozitë e kundërshtonte Gjykatën Speciale, tash është pro saj

Zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti e ka kapitalizuar narrativen pro UÇK-së, por edhe atë kundër UÇK-së.

Rrusta në emisionin “Frontal” ka thënë se Kurti sa ishte në opozitë ka qenë kundër Gjykatës Speciale, e tash sipas saj Kurti është pro kësaj Gjykate.

“Nëse ka dikush që e ka kapitalizuar edhe narrativen pro UÇK edhe anti-UÇK është Kurti. Sa ishte në opozitë ishte kundër Gjykatës Speciale, kur i fitoi zgjedhjet doli për. Pse po them për. Megjithatë ai e ka mundësinë që ta adresojë çështjen. Po thotë po e kanë votuar ata”, tha ajo.

Më tutje, Rrusta deklaroi se Gjykata Speciale mund të shpërbëhet në Kuvend.

“Në Kuvend është miratuar dhe në Kuvend mund me u shpërbë por nuk ka vullnet politik”, tha ajo.