23:09 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

RTK ankohet te Avokati i Popullit, për ulje të buxhetit

Radio Televizioni i Kosovës ka drejtuar ankesë në adresë të Avokatit të Popullit për shkak të uljes së buxhetit për vitin 2020.

Transmetuesi publik ka paraqitur argumentet ligjore në bazë të të cilave ligjërisht nuk mund t’i ulet buxheti.

RTK konsideron se shkurtimet buxhetore janë ndërhyrje direkte në punën e RTK-së nga Qeveria, e cila do ta dëmtojë seriozisht funksionimin e transmetuesit publik.