11:48 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

“RTSH asnjë fjalë për ndeshjen Kosovë – Çeki, marre!”

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi ka shprehur mllefin ndaj Radio Televizionit Shqiptar për mungesën e pasqyrimit të suksesit të Kosovës.

“Dardanët” fituan 2-1 kundër Çekisë, por për RTSH-in kjo nuk pati shumë vlerë.

“Emisioni i lajmeve i RTSH. Raporti i pare per ndeshjen France-Shqiperi, me detaje, ndonese per nje humbje te rende. Pastaj raporte tjera blla, blla, per njefare Kajmaku e idiotesi te tjera te perditshme. Asnje fjale per ndeshjen Kosove-Ceki dhe fitoren spektakel te Kosoves. C’ eshte kjo pune e prape, o tv publik, gjasme shqiptar?! Marre” shkruan Krasniqi në Facebook.

/Indeksonline/