Rudiger drejt vazhdimit të kontratës me Realin
Antonio Rudiger pritet të qëndrojë te Real Madridi.
Ndonëse nuk pati një sezon për t’u mbajtur mend, gjermani shihet ende si një lojtar që ofron siguri në mbrojtjen e “Los Blancos”.
Sipas “AS”, Rudiger do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, siç e ofron klubi madrilen për lojtarët mbi 30 vjeç.
Rudiger, bëri 26 paraqitje këtë sezon ku shënoi vetëm një gol./IndeksOnline/

