10:13 / E Diele, 13 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Rudiger: Isha i lumtur te Chelsea por nuk munda ta refuzoja Realin

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, gjatë afati kalimtar veror u trasferua te Real Madrid.

Ai u transferua nga Chelsea si futbollist i lirë, shkruan IndeksOnline.

Rudiger së fundi tha se ishte i lumtur te klubi anglez, por që nuk mundi të refuzonte Real Madridin.

Reprezentuesi gjerman tha se edhe Barcelona ishte e interesuar për të, por ai donte vetëm klubin mbretëror.

“Isha vërtet i lumtur te Chelsea, pastaj Real Madrid më thirri për të më nënshkruar dhe i thashë… uou! Për mua, ishte vetëm Chelsea ose Reali.

Barcelona mu afrua, po. Por për mua nuk ishte kurrë një mundësi, kurrë nuk mendova të pranoja Barçën”, tha Rudiger për AS./IndeksOnline/