15:38 / E Diele, 04 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Rugova në përkrahje të klubeve nga Prishtina në turneun e PingPongut

Sot me 4 dhjetor ne Pallatin e Rinise dhe Sportit ne Prishtine, ka filluar turneu i PingPongut për TOP 8 per Senior/e.

Në këtë turne të organizuar nga Federata e PingPongut e Kosovës, po marrin pjesë edhe dy flubet ngha Prishtina, Klubi i Pingpongut Priping dhe Klubi i Pingpongut Prishtina, shkruan IndeksOnline.

Këto dy klube kanë marrë përkrahje edhe nga Drejtori për Kultur, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Granit rugova, i cili i ka vizituar dhe ju ka ofruar përkrahje.

”E diela sportive 🏓.
Gjithnjë në përkrahje të klubeve të Prishtinës, Klubi i Pingpongut Priping dhe Klubi i Pingpongut Prishtina, në Turneun Top 8 të organizuar nga Federata e PingPongut e Kosovës në kryeqytet.
Suksese kampiona dhe kampione 🏆🙏.
PRISHTINA, qytet i SPORTIT.”, ka shkruar Rugova./IndeksOnline/