13:17 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Nuk e bën komuna, i moshuari mundohet ta rregulloi vet rrugën

Qytetarët e Komunës së Prishtinës që jetojnë në periferi të qendrës, janë në hall me infrastrukturën e rrugëve.

Një lexues nga Lagjia ‘Mati’ ka thënë për Indeksonline se disa nga rrugët në këtë lagje janë të mjerueshme.

Ai ka dërguar fotografi ku shihet një i moshuar duke mbushur gropat me dhe, në mënyrë që këmbësorët ta kenë më të lehtë qarkullimin.

Ky banor thotë se më shumë se 100 nxënës kalojnë gjatë ditës nëpër këtë rrugë, për të shkuar në shkollë.

Sipas tij, Komuna nuk ka fare interesim të dal në teren dhe të kuptoj nevojat e qytetarëve. Ai shton se komunarët e vizitojnë këtë lagje vetëm kur vjen koha për zgjedhje./Indeksonline/