15:42 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ruiz është pajtuar që të ndeshet me Joshuan në Arabi në këtë datë

Andy Ruiz Jr raportohet se ka arritur marrëveshje që të ndeshet me Anthony Joshuan në Arabinë Saudite më 7 dhjetor.

Lokacioni i rimeçit të shumëpritur ka nxitur situatë kontraverse, me Ruizin që shfrytëzoi Instagramin për ta konfirmuar se nuk kishte arritur marrëveshje ende me kampin e Joshuas, javën e kaluar.

Por mbrëmë, “The Athletic” raportoi se Ruiz më në fund është pajtuar me kushtet.

Meksikani do të fitojë miliona më shumë se sa i ishin premtuar më herët – 9 milionë dollarë – derisa kampi i tij pritet ta konfirmojë zyrtarisht shumë shpejt lajmin.

Sidoqoftë, kjo situatë tregon se kampioni në fuqi ka avantazhin kryesor në negociata.