08:51 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Rukiqi: Menaxhimi i pandemisë në fushatat zgjedhore ka dështuar

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se menaxhimi i pandemisë në fushatat zgjedhore nuk mund të mbulohet tani.

Rukiqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asnjë organ nuk ka kredibiltet të kërkojë respektim të masave, të cilat pamëshirshëm u shkelen gjatë fushatës zgjedhore, shkruan indeksonline.

Ndër të tjera ai ka bërë thirrje, duke thënë t’i gjejnë vaksinat dhe t’i lënë dënimet.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

“Deshtimi ne menaxhimin e pandemise në fushatë zgjedhore, nuk mund të mbulohet tani, me dënime dhe gjoba për bizneset dhe qytetarët. Asnjë organ nuk ka kredibiltet të kërkojë respektim të masave, te cilat pamëshirshëm u shkelen gjatë fushatës zgjedhore. GJENI VAKSINAT, LINI DËNIMET”./Indeksonline