13:35 / E Premte, 18 Gusht 2023 / L K

Rukiqi: Vjedhja e rezervave shtetërore u bë me vendim qeveritar, dorëheqja e Hajdarit e padiskutueshme

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se vjedhja e rezervave shtetërore është bërë me vendim qeveritar.

Rukiqi pohoi se dorëheqja e Rozeta Hajdarit është e padiskutueshme.

“Ky nuk është vetëm rast korruputiv është një rrjet i gjerë kriminal – i mbështetur nga niveli më i lartë. Me vendim të vitit 2022, autoriteteve të rezervave u jepet mundësia të merrin rezervat shtetërore pa prokurim. Qeveria e ka bërë më të lëhtë vjedhjen”, tha Rukiq në konferencën për media, pas aksionit të sotëm të Policisë në të cilin u arrestua Ridvan Muharremi, pronari i “Bukë e Zemër” dhe dy zyrtarë të MINT.

“Ky rast është pjesë e mozaikut të gjerë dhe të gjatë kriminal të instaliuar nga LVV në të gjitha nivelet e qeverisjes. Ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme për me qeverisë, ndërsa në anën tjetër ka treguar zell të jashtëzakonshëm për kapjen e shtetit”.