12:59 / E Diele, 21 Tetor 2018 / indeksADMonline

Rusia del me qëndrim për ndrysimin e emrit të Maqedonisë

Rusia nuk e pranon ndryshimin e emrit. Pas votimit në Parlamentin e Maqedonisë, nëpërmjet rrjetit social “Twitter” të ambasadës ruse, Rusia dërgoi një mesazh për opinionin  ku thotë se e pranon Maqedoninë nën emrin e saj kushtetues dhe se këtë qëndrim nuk do ta ndryshoj.

“Rusia e ka njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues më shumë se para 26 vjetësh dhe nuk do ta ndryshon qëndrimin e saj”, shkruan në profilin e ambasadës ruse në Shkup./Indeksonline/