10:41 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rusia do të testojë nesër vaksinën e parë ndaj koronavirusit

Për muaj të tërë ka patur garë nga shkenctarët dhe kompanitë farmaceutike në nivel global për zbulimin e vaksinës ndaj koronavirusit. Rusia ka bërë gati një vaksinë të cilën për herë të parë do ta testojë nesër.

Instituti shtetëror i kërkimit Gamaleja në Moskë ka përfunduar provat klinike me vaksinën dhe ka vendosur që të mërkurën të bëj testin e parë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) katër testimet e vaksinës janë në fazën e tretë të testmit dhe do të jetë e vështirë gjetja e një vaksine deri në vitin e ardhshëm./Indeksonline/