09:42 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Rusia e gatshme të bëhet pjesë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”

Zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se Rusia është e gatshme të bëhet pjesë e dialogut në Bruksel, nëse zgjerohet formati i bisedimeve.

Daçiq si argument se Rusia është e gatshme të bëhet pjesë e dialogut ka përdorur vizitën e presidentit të Rusisë, Valdimir Putin që do t’ia bëjë Serbisë në shtator të këtij viti.

Ai për RTS ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është kërcënuar nga shqiptarët duke mos dhënë informacione të tjera.

“Të gjitha kërcënimet që vijnë tregojnë se ka një shkallë të lartë jo vetëm të urrejtjes, por edhe një çmenduri irracionale që ekziston rreth nesh kur është fjala për Kosovën”, tha Daçiq.

Temat: