20:37 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Rusia i dërgon mesazh Serbisë pasi Kosova themeloi ushtrinë

Ambasadori rus në Serbi Aleksander Čepurina sot gjatë ditës është takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

Takimi ndodhi gjysmë ore para se Vuçiq të thërriste mbledhjen e jashtëzakonshme, transmeton Indeksonline.

Pasi doli nga takimi mediat serbe e pyetën ambasadorin rus se nëse Rusia ka një mesazh për Serbinë. Ai u përgjigj shkurtimisht “Po”.

Ky takim ndodhi si rrjedhojë e themelimit të Ushtrisë në Kosovë./Indeksonline/