13:08 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Rusia i dhuron Serbisë tanke të fuqishme, SHBA-ja dhe BE-ja duhet të vërejnë këtë

Federata Ruse i ka dhuruar Serbisë tanke të fuqishme të modelit T-72MS. Vlera e këtij donacioni të radhës është 30 milionë euro.

Sipas Vulinit, Serbia mori tanket T-72 si një donacion brenda marrëveshjes ushtarake-teknike të arritur midis presidentit Aleksandar Vuçiq dhe atij Vladimir Putin. Ai më pas shtoi se falë këtij donacioni, njësitë tona të blinduara do të “përmirësohen dhe forcohen ndjeshëm”.

Poashtu, në Serbi brenda pak ditëve do të arrijnë edhe automjete të tjera të blinduara, 30 automjete të blinduara BRDM-2.

Madje, ushtria serbe do të ketë për herë të parë një tank me forca të blinduara aktive-reaktive, shkruan Indeksonline.

Këto janë tanke me mundësi lëshimi të raketave nga një tytë topi 125 milimetra, ekziston edhe një mitraloz i bashkuar 7.62 milimetra, i cili ndodhet pranë tytës së topit dhe monitoron rrotullimin e frëngjisë, si dhe një mitraloz 12.7 milimetër në krye, i cili rrotullohet në mënyrë të pavarur nga kupola.

Forcimi i Serbisë ushtarakisht nga Rusia duhet të shihet me shqetësim nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian në një kohë kur fuqitë botërore po proklamojnë paqen në Evropë dhe botë./Indeksonline/