14:43 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-së, i del në mbrojtje Bashar Al Assadit

Duke iu përgjigjur një kërcënimi të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se Rusia duhet të përgatitet për “raketa të reja dhe të mençura” të nisura nga Amerika në Siri, Moska zyrtare ka apeluar se nëse armët ishin të zgjuara, ata do t’i sulmonin terroristët.

“Raketat duhet të fluturojnë në drejtim të terroristëve, jo qeverisë së ligjshme të Sirisë të Bashar Alasadit, i cili ka kaluar disa vite duke luftuar kundër terrorizmit ndërkombëtar”, thuhet në reagim, transmeton Indeksonline

Moska sugjeroi SHBA-në që mos të ngutet me veprime dhe se më së miri, sipas tyre, do të ishte të krijohet një grup i ekspertëve për të zbuluar sulmin me armë kimike, që ndodhi para disa ditësh.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova deklaroi se raketat e SHBA-së mund të shkatërronin të gjitha provat e përdorimit të armëve kimike në terren.

Ndryshe, presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  përmes një postimi në “Tëitter’ ka dhënë një mesazh për operacion në Siri, pak pasi Rusia njoftoi se do të mbrojë Sirinë nga sulmet raketore.

“Rusia zotohet se do të godasë çdo predhë që do të hidhet drejt Sirisë. Atëherë, bëhu gati Rusi, sepse predhat po vijnë, të mira, të reja dhe të zgjuara. Nuk duhet të jesh partner me një kafshë vrasëse me gaz, që vret popullin e vet dhe kënaqet nga kjo gjë”, ka thënë Trump.

Ndërsa forcat e regjimit të Asadit goditën disa objektiva në qytetin Duma të rajonit të rrethuar të Gutës Lindore të shtunën, duke përdorur një gaz toksik, i cili la të paktën 78 civilë të vdekur. /Indeksonline/