19:58 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Rusia i përgjigjet Trump: Ne s`marrim pjesë në “diplomacinë e Twitter-it” (Foto)

Ambasada e Rusisë në ShBA ka cituar një deklaratë të Dmitry Peskov, Sekretar i Shtypit në Zyrën e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Peskov ka bërë të ditur se Rusia nuk do të marrë pjesë në “diplomacinë e Twitter-it”, duke iu referuar kështu shkrimeve të presidentit amerikan Donald Trump që i bën në llogarinë e tij në këtë rrjet social, shkruan Indeksonline.

“Ne besojmë fuqishëm se është e rëndësishme që të mos merren hapa të cilat mund të jenë tejet të dëmshme për situatën tashmë të rënduar në Siri. Ne nuk do të marrim pjesë në `diplomacinë e Twitter-it`”, citohet të ketë thënë Peskov, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Donald Trump ka bërë të ditur se do të reagojë kundër Rusisë me raketa në Siri, për shkak të sulmit kimik disa ditë më parë në këtë vend.

“Bëhuni gati për raketa të mira, të reja e të zgjuara”, kishte paralajmëruar Trump, Rusinë./Indeksonline/

Lexoni edhe: 

Rreth Sirisë po sillen aeroplanë luftarakë, çfarë po ndodhë atje (Foto)