15:06 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rusia ia mundëson Serbisë të jetë eksportuese e gazit

Marrëveshja e gazit që Serbia ka nënshkruar me Rusinë gjatë vizitës së Presidentit Aleksandar Vuçiç në Moskë do ta bëjë Serbinë një eksportues të gazit.

Kjo  do të thotë se do të tarifojë pagesat e tranzitit në vende të tjera, siç bëri Hungaria në të kaluarën, thotë Radojka Nikoliç, redaktore e Revistës Biznis, transmeton Indeksonline.

“Deri tani, Serbia ka pasur marrëveshje të gazit që na kanë mundësuar vetëm që të jemi importues të gazit. Serbia tani po bëhet një eksportuese e gazit, që automatikisht nënkupton përfshirjen e Serbisë në gazsjellësin e ri turk”, tha Nikoliç për Tanjugun./Indeksonline/

Temat: