12:42 / E Premte, 23 Shtator 2022 / B O

Rusia njofton se cilat profesione nuk do të ftohen në luftë

Rusia ka shpallur mobilizim ushtarak për luftën në Ukrainë. 300 mijë trupa shtesë janë ftuar për luftë, apo siq e ka quajtur Putin për “mobilizim të pjesshëm”.

Një pjesë e ekspertëve rusë të teknologjisë, bankierëve dhe gazetarëve nga kompanitë shtetërore të medias nuk do të thirren për shërbimin ushtarak në Ukrainë si pjesë e mobilizimit, ka njoftuar sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas Ministrisë Ruse, disa punonjës që punojnë në industritë kryesore do të përjashtohen nga mobilizimi në një përpjekje për të “siguruar që funksionimi i industrive specifike të teknologjisë së lartë, si dhe sistemi financiar rus” të mos ndikohet nga mobilizimi i parë ushtarak i Rusisë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se drejtuesit e kompanive duhet të përpilojnë lista të punonjësve të tyre që plotësojnë kriteret dhe mund të përjashtohen nga rekrutimi./Indeksonline/