10:28 / E Martë, 15 Shkurt 2022 / B O

Rusia tërheqë një pjesë të ushtrisë nga kufiri me Ukrainën

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se po tërheqë disa trupa nga kufiri me Ukrainën. Njësitë ushtarake të forcave përëndimore e jugore do të kthehet në bazat e përhershme pas përfundimit të stërvitjeve.

Rusia kishte grumbulluar rreth 130,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën në përgatitje për një pushtim të mundshëm.

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje që SHBA dhe aleatët e saj të japin garanci gjithëpërfshirëse sigurie, duke përfshirë ndalimin e zgjerimit të mëtejshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut./Indeksonline/