16:32 / E Martë, 15 Mars 2022 / OSH

Rusia vendos sanksione ndaj Biden dhe Blinken

Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë Ministria e Jashtme ruse.

Sanksionet do të aplikohen për Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, Këshilltarin amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan dhe shefin e CIA-s, William Burns.

Ministria ka thënë se edhe të tjerë do të preken nga sanksionet./REL