16:30 / E Martë, 25 Janar 2022 / AR

Rusja e Don Xhonit fillon të mësojë alfabetin shqip!

Ka kohë që Don Xhoni ka nisur romancën me modelen ruse, Ariana Lirey.

Takimi i tyre në Dubai mori vëmendje mediatike, ku gjatë pushimit dyshja u kujdesën të ndajnë imazhe e video të bukura bashkë, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, duket se gjërat mes tyre vetëm sa bëhen edhe më serioze.

Ishte modelja ajo e cila minuta më parë në Instastory ndau një imazh duke mësuar alfabetin shqip.

Kjo mbase po përgatitet të vijë në Kosovë dhe ku i dihet ndoshta na pret një fejesë./Indeksonline/