22:04 / E Enjte, 14 Mars 2019

S-Class e re 2020 vjen me risi në dizajn

Makinat e stilit crossover dhe SUV kanë mbizotëruar portofolin e Mercedes. Por S-Class mbetet në mënyrë të padiskutueshme mbreti i të gjithëve.

Kompania ka qenë duke përgatitur një model krejt të ri për vite. Ky model do të jetë gati për debutimin botëror rreth vitit 2020.

Le ti hedhim një sy stilit të W223 nga dizajni më i fundit i parë edhe në produktet e tjera të markës Mercede-Benz.

Nga pamja e jashtme duket se makina do të jetë krejtësisht ndryshe nga modeli W222. Por të jeni të sigurt të makina më e mirë e Mercedes do të ketë një pamje të freskët.

S-Class vs prototipi i kamufluar: Ndryshimet

Prerja e makinës duket e njëjtë me atë të parë në versionin e kamufluar në fotot spiune. Fenerët e sedanit luksozë janë të derivuar nga sedani A-Class, ndërsa grila është diçka të cilën nuk e kemi parë në makinat tjera. Fenerët në pjesën e pasme shtrihen mbi kapakun e pjesës së prapme.

Siç e vini re edhe në foto, në pjesën e pasme ka një shirit kromi që shtrihet nga njëri cep në tjetrin, mbi fenerët. Ky detaj është parë edhe në prototipin që i është nënshtruar testimeve.

Më poshtë mund të bëni krahasimin mes S-Class W223 dhe prototipit W223 për të kuptuar më mirë.

Siç e shihni, forma e pjesës së pasme të makinës së kamufluar nuk ngjason me makinën që ka lançuar. Kapaku i pasmë duket më i madh, që e bën më të lehtë për të ngarkuar dhe shkarkuar mjetet nga bagazhi.

S-Class sipas burimeve, do të ofrohet vetëm në versionin e madh me bazë të gjatë. Janë zbuluar edhe disa detaje të interiorit, kur mes tyre përmendim ekranin gjigand me prekje. Paneli i instrumenteve dixhitale – me siguri më i madh se ai aktuali – është i pajisur me një sërë karakteristikash.

Prodhimi i S-Class të rradhës do të zhvillohet në fabrikën e sapondërtuar në Sindelfingen, Gjermani, ku Mercedes do të prodhojë edhe disa makina elektrike EQ.

Gjithashtu, një version elektrik i S-Class është shpallur se do të vijë së shpejti me emërtimin EQ S.