10:09 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / C E

“S Class” e re arrin në Kosovë, te autosalloni Alberti

“S Class” është vetura më luksoze që gjiganti i automobilave, Mercedess Benz ka prodhuar ndër vite.

Modeli i ri i këtij tipi ka ardhur edhe në Kosovës, shkruan Indeksonline.

Autosalloni Alberti ka prezantuar modelin e ri të Benzit, S 350, 4 matic.

Modeli limuzinë me katër dyer është 6 cilindërsh me 2927 cm3 (3000 kubik).

Motori i fuqishëm i këtij tipi prodhon hiq më pak se 286 PS me marsh me 9 shpejtësi.

Ky Mercedes Benz shpejtësinë 0-100 e arrin për 5.8 sekonda me një shpejtësi maksimale deri në 280 km/h. /IndeksOnline/