12:40 / E Mërkurë, 15 Mars 2023 / AR

S//SPRINT një tregim suksesi në tregun ndërkombtar

S//SPRINT është kompania e parë vendore në sektorin e prodhimit tè tekstilit me kualitetin më të lartë në treg. E themeluar në vitin 2007-të, me aktivitete inovative, prodhuese dhe të tregtisë në tekstil, veçmas veshjeve sportive dhe të brendshmeve për dy gjinitë.

S//SPRINT ka krijuar përvojë, duke instaluar sensin model të të ndërtuarit strukturë dhe markë në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Përshkak të cilsësisë së produkteve, marka vendore nga Kosova është duke u krahasuar me marka të njohura ndërkombëtare në fushë e tekstilit.

Promovimi i markës vendore ka rezultuar pozitivisht në promovimin e Kosovës në tregun e huaj, duke ndikuar në kërkesa të shumëta për eksport, sidomos në Gjermani, Zvicërr, Austri.

S//Sprint mbështetë atletët, njerëzit e sportit dhe klubet sportive, duke promovuar diversitet dhe barazi.