09:08 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Sa aksidente ndodhën dje në Kosovë, tregon Policia

Tridhjetë e tetë aksidente kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Indeksonline.

Sipas Policisë së Kosovës, nga këto aksidente, në 12 prej tyre janë lënduar disa persona derisa në 26 aksidente përveç dëmeve materiale nuk ka pasur persona të lënduar.

Gjatë ditës së djeshme, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 103 tiketa trafiku, derisa janë arrestuar 19 persona. /Indeksonline/

No photo description available.