22:53 / E Hënë, 24 Shkurt 2020

Sa do që kundërshtari të shënoj, Liverpool prapë fiton

Liverpooli bëri edhe një paraqitje tjetër me të cilën dëshmoi se këtë sezon janë të pakrahasueshëm.

Skuadra e Klopp kaloi në epërsi në minutën e 9’ me golin e shënuar nga Wijnaldum kurse West Ham me golin e shënuar nga Diop në minutën e 12’ e barazoi rezultatin, shkruan IndeksOnline.

Liverpool u ‘trondit’ në minutën e 54’ kur Fornals e kaloi në epërsi skuadrën e West Ham, mirëpo ky gëzim i mysafirëve nuk zgjati shumë kjo pasi që Salah e barazoi rezultatin në minutën e 68’.

Kurse Mane u bë hero në këtë ndeshje duke e shënuar golin e fitores për Liverpool në minutën e 81’.

Me këtë fitore skuadra e Liverpool ka barazuar rekordin e Manchester City pasi që kjo ishte ndeshja e 18-të radhazi ku kanë dalë pa humbje./IndeksOnline/.