75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sa do t’i kushtonte Real Madridit shkarkimi i Lopeteguit

Nxitimi i Florentino Perez për të arritur marrëveshje me Julen Lopeteguin pak ditë para Kampionatit Botëror e ka obliguar presidentin madrilen të përfshijë edhe disa marrëeshje në kontratë.

Real Madridi e emëroi Lopeteguin si zëvendësues të Zinedine Zidane, dhe pasi nuk e kishte diskutuar këtë me Federatën e Futbollit të Spanjës, kjo e fundit e kishte shkarkuar atë një ditë para Botërorit.

Tani, katër muaj pas kësaj, puna e tij në Madrid është në rrezik, por do t’i kushtonte shumë Real Madridit që ta shkarkonte teknikun bask, transmeton IndeksOnline.

Lopetegui ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2021 me pagë vjetore prej 6 milionë euro, dhe kështu shkarkimi do t’i kushtonte kampionit evropian 18 milionë euro.

Paga nuk korrospodon aspak me CV-n e Lopeteguit, por Perez ishte i vendosur për të duke anashkaluar emra si Maurizio Pochettino, Maxi Alegri e të tjerë.

Sa për informacion, paga vjetore e Lopeteguit te Kombëtarja e Spanjës ishte tre milionë euro./IndeksOnline/