15:20 / E Premte, 05 Gusht 2022 / MSH

Sa duhet të ecni në ditë për të qëndruar të shëndetshëm?

Nuk ka nevojë për shumë përpjekje nëse doni të qëndroni të shëndetshëm. Ekspertët nga Harvardi zbuluan se ecja për 21 minuta në ditë është e mjaftueshme për një shëndet optimal. Një shëtitje e përditshme mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit me 30 përqind.

Mund të ulë presionin e gjakut, nivelet e kolesterolit dhe të ruajë kapacitetin mendor. “Ecja e përditshme është një formë e shkëlqyer ushtrimi që forcon zemrën dhe redukton ngjarjet kardiovaskulare, dhe shpesh lidhet me zakone të tjera të shëndetshme”, thotë Dr. Tamanna Singh.

Avantazhi i ecjes në krahasim me ushtrimet kardio është se rekomandohet për të gjithë dhe të gjitha moshat mund të përfitojnë nga një shëtitje e përditshme. “Të gjithë përfitojnë nga ecja”. Njerëzit që kanë një rrezik minimal kardiovaskular mund të parandalojnë zhvillimin e sëmundjes në këtë mënyrë.

Ata që vuajnë nga sëmundje më serioze si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli, diabeti, obeziteti rekomandohet të ecin si mënyra më e mirë për të kontrolluar sëmundjen e tyre dhe për të parandaluar një goditje në tru ose sulm në zemër”, thotë Singh.