19:19 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Sa gjatë mungoi, Liridon Krasniqi rikthehet në fushën e gjelbër dhe debuton në A-League

Liridon Krasniqi është rikthyer pas një kohe tejet të gjatë në fushën e gjelbër.

Kosovari u rikthye nga lëndimi dhe luajti ndeshjen e tij të parë me skuadrën e re nga Australia, Newcastle Jets, shkruan IndeksOnline.

Krasniqi u inkuadrua në lojë në minutën e 80’të, ku skuadra e tij ishte duke humbur me rezultat 2-1 nga Sydney.

Kujtojmë që Krasniqi i lindur në Komunën e Vitisë është huazuar te ekipi i Newcastle nga skuadra e Johor Dahor./IndeksOnline./