Sa i pafat është ky futbollist, katër lëndime, për 4 muaj!
Radamel Falcao padyshim që është një nga futbollistët më të pafat.
Ylli kolumbian po rrezikon të humbas Botërorin pas lëndimit të fundit që ka pësuar. Në fakt, ylli i Monacos ka pësuar katër lëndime në katër muajt e parë të 2018-tës.
Më 9 janar ai pësoi lëndom në muskulin e këmbës së majtë, me 5 shkurt ai pësoi lëndim në gjurin e këmbës së majtë, me 21 prill tërheqje muskulare, ndërsa me 4 maj ka lënduar kofshën e këmbës së djathtë.
Lëndimi i fundit ka bërë që mjekët të hedhin dyshime nëse Falcao do të mund të luaj në Botërorin, “Rusia 2018”./Indeksonline/