16:50 / E Hënë, 18 Janar 2021 / Blerim

Sa i pafat Zaniolo, e ‘kap’ edhe virusi

Nicolo Zaniolo, mesufshori i Romës i cili është duke u rikuperuar nga një dëmtim në ligamentet e gjurit, njoftoi këtë të hënë përmes rrjeteve sociale, se ai ka dalë pozitiv me koronavirus.

“Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë jam testuar dhe kam rezultuar pozitiv. Jam mirë, nuk kam asnjë simptomë, por padyshim se do ta mbajë karantinën”, është shprehur futbollisti.

21-vjeçari po vazhdon me stërvitje individuale në qendrën sportive të Romës në Trigoria, duke shpresuar që shumë shpejtë të rikthehet në fushën e lojës pas lëndimit që e pësoi në shtator duke luajtur me Kombëtaren e Italisë kundër Holandës./IndeksOnline/