16:34 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Sa janë gjasat që shqiptarët të marrin azil në Francë? Tregon zyrtari francez

Franca regjistroi një numër rekord aplikimesh për azil në vitin 2017, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Megjithatë, shanset e tyre për të marrë statusin e refugjatëve janë shumë më të ulëta sesa ato nga vendet e shkatërruara nga lufta, si Siria apo Afganistani. Kështu ka bërë me dije drejtori francez i zyrës së mbrojtjes së refugjatëve dhe personave pa shtetësi (OFPRA), Pascal Bris.

Sipas tij, të dhënat zyrtare tregojnë se azil në Francë vitin e kaluar kërkuan 100,412 njerëz, që është 17 për qind më shumë se një vit më parë.