12:15 / E Premte, 31 Maj 2024 / mp

Sa janë shkollat tona të sigurta dhe cili është roli i prindit dhe mësuesit në edukimin, arsimimin dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla?

Shkruan: Albert Kurtulaj

Prindërit në ditët e sotme është e domosdoshme të përfshihen në bashkëpunim të ngushtë në procesin edukativo-arsimor dhe mbikëqyrjen e vazhdueshme të femiut në shtëpi e shkollë.

Qëllimi kryesorë i këtij bashkëpunimi duhet të jetë sigurimi i një mjedisi shkollorë pozitiv si parakusht për edukimin, arsimimin dhe sigurinë e mirëfilltë të nxënësve.

Që kjo të arrihet është e domosdoshme që të këtë bashkëpunim të ngushtë të mësimdhënësit dhe prindit të cilët duhet të respektohen reciprokisht për të arritur qëllimin e përbashkët për të mirën e vet fëmiut/nxënësit.

Në procesin edukativo-arsimor dhe të sigurisë si segment tejet i rëndësishëm, trekëndëshi pedagogjikë është i domosdoshëm dhe pothuaj se i patejkalueshëm.

Duke mos anashkaluar në asnjë rast rolin e mësimdhënësve, kujdestarëve të klasave e menaxhmentit të shkollës në sigurinë e nxënësve rolin dhe përgjegjësin kryesore e kemi vet ne prindërit. Ne si prindër kemi detyra dhe përgjegjësi të shumta, disa nga to po i listoj këtu: ○

Prindërit duhet të komunikojnë rregullisht me shkollën ○

Të inkurajojnë dhe ndihmojnë fëmijët e tyre ne zbatimin e rregullores së shkollës ○

Të përfshihen në mënyrë aktive në mësim-nxënien dhe përparimin e fëmijës së tyre ○

Të ndihmojë fëmijën në përpilimin e orarit të mësimeve në shtëpi me qëllim të krijimit të shprehive të mësimit ○

Të jenë shembull i sjelljeve të përshtatshme dhe të pranueshme ○

Të mbikëqyrin grupin e fëmijëve me të cilët shoqërohet fëmija i tyre ○

Të monitorojnë në mënyrë të padiktueshme përdorimin e internetit nga fëmija i tyre.

Prindi i ditëve të sotme duhet të jetë i vëmendshëm dhe syçelë në përdorimin e teknologjisë nga ana e fëmijës.

E dimë të gjithë se teknologjia, televizioni, telefonat e interneti në përgjithësi po kalon në varësi, ku fëmijët tonë po rriten e po jetojnë me këto pajisje teknologjike sa të dobishme aq edhe të rrezikshme, varësisht nga përdorimi i tyre.

Suksesi i prindërve është i matshëm me edukimin, mirërritjen dhe lumturinë e fëmijës së tyre dhe ky proces është i bukur sfidues dhe kompleks.

Ne duhet të jemi të hapur e të komunikojmë në vazhdimësi në vetëdijesimin për përparësitë dhe rreziqet që vinë nga përdorimi i teknologjisë në përgjithësi e rrjetet sociale në veçanti.