Sa janë të rrezikshme hapat që përdoren kundër dhimbjeve?
Hulumtuesit kanë zbuluar sot rrezikun e një sulmi në zemër ose goditje në tru nga marrja e disa ilaçeve të zakonshme kundër dhimbjeve.
Rreziqet në zemër janë të mëdha nga ibuprufen, clecoxib, acid mefenamic, diclofenac dhe naproxen- të cilat merren nga miliona njerëz në mbarë botën për të zbutur dhimbjet.
Ekspertët Taiwanes kanë arritur në përfundim se pesë tabletat e ndryshme mund të ndikojnë në zemër brenda katër javëve, por disa janë më të rrezikshme se të tjerat, transmeton Indeksonline.
Ata vlerësuan shanset e një sulmi në zemër, sidomos tek ata persona të cilët vuajnë nga hipertensioni-presioni i lartë i gjakut.
Ata zbuluan, mesatarisht një në 330 të rritur që kanë marrë ibuprofen, që do të përjetojnë një ata në zemër apo goditje në tru brenda katër javëve.
Shkencëtarët gjetën acidin mefenamik që përbënte rrezik më të vogël, me vetëm një në 294 përdorues që pritet të pësojnë një goditje në tru apo sulm në zemër./Indeksonline/