10:35 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Sa keq për tifozët e Interit, Nagatomo arrin në Stamboll (Video)

Skuadra e Galatasarayt është afër transferimit të Yuto Nagatomo.

Mbrojtësi anësor ka mbërritur në Stamboll, ku do t’i kryej testet mjekësore dhe të zyrtarizohet si futbollist i klubit turk, transmeton IndeksOnline.

31-vjeçari pritet të nënshkruaj kontratë gjashtë mujore me gjigantin turk, i cili në fund ka të drejtë ta blejë kartonin e plotë të japonezit.

“Tomo” për Interin zhvilloi afro 170 paraqitje dhe shënoi 9 gola./IndeksOnline/