10:36 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Sa kosovarë janë të pajisur me armë? Gati 6 mijë persona aplikuan për leje brenda një viti

Përgjatë vitit 2020 në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), janë parashtruar gati 6 mijë kërkesa për blerjen e armëve, derisa 3 mijë e 708 kanë marrë përgjigje pozitive.

“Kërkesa për blerje të armës me qëllim gjuetie apo sporti  kanë qenë gjithsejtë 5.858, ndërsa 3.708 prej tyre kanë blerë armë dhe janë pajisur me leje gjuetie-sport”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për IndeksOnline.

Sipas këtij dikasteri qeveritar kërkesë për vazhdimin e lejës kanë bërë 1 mijë e 192 persona.

Nga MPB-ja njoftojnë se të pajisur me armë janë rreth 29 mijë persona.

“Kërkesa për vazhdim e lejes së armëve kanë qenë 1.192, ndërsa janë miratuar 1.008”, ka treguar Behar Haziraj, zyrtar i lartë për media nga kjo ministri.

Për të marrë leje për armë, duhet plotësuar disa kritere:

Kërkesa e personit fizik për blerjen e armës

1.Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës së paraqitur, nëse i plotëson kushtet si në vijim:

5.      1.1. të ketë mbushur moshën 21- vjeçare;

6.      1.2. të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim;

7.      1.3. të posedojë aftësi psiko-fizike;

8.      1.4. të mos paraqesë rrezik për vetëveten, për rendin publik dhe sigurinë publike;

9.      1.5. të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës;

10.  1.6. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës ose i huaj me qëndrim të përhershëm të

11.  lejuar në territorin e Republikës së Kosovës, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare

12.  është përcaktuar ndryshe;

13.  1.7. të ketë dëshminë për anëtarësi të rregullt i certifikuar si gjahtar pranë subjektit të…

14.  gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur blerja e armës është për qëllim gjahu;

15.  1.8. të deklarojë arsyen për blerjen e armës, sipas nenit 11 të këtij ligji. 

Ndryshe, gjatë muajit dhjetor të vitit 2018, MPB-ja ka nisur fushatën e legalizimit të armëve.