15:15 / E Enjte, 22 Shkurt 2024 / L K

Sa larg mund të shkoni në rezervë me veturë? Shikoni listën e makinave në bazë të kilometrazhës

Shoferët shpeshherë detyrohen të vozisin makinën me dritën e karburantit të ndezur.

Shoferët besojnë se kanë karburant të mjaftueshëm për të bërë vetëm 40 kilometra pasi të ndizet drita paralajmëruese, shkruan Indeksonline.

Por sa ndryshon diapazoni i rezervës në varësi të markës dhe modelit të automjetit?

Hulumtimi tregon se Toyota dhe Mercedesi janë liderë në këtë drejtim. Toyota mund të vozitet deri në 160 kilometra pasi që ndezet drita e karburantit, ndërsa Mercedesi deri në 140 kilometra.

Shoferët e VW-së duhet të jenë më të kujdesshëm në këtë drejtim ngase mesatarisht një veturë e këtij modeli mund të vozitet deri në 90 kilometra pas ndezjes së dritës sinjalizuese të karburantit./Indeksonline/