22:21 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Sa më shumë aktivitete ditore për të larguar stresin

Rutina padyshim është një nga faktorët që sjellë nivelin më të lartë të stresit. Për këtë arsye gjatë ditës duhet të përpiqeni të bëni sa më shumë aktivitete që ju bëjnë të ndihemi mirë.

1-Të kërkoni ndihmë

Kudo që ndodheni dhe me çfarëdo ngarkesë të jeni do ishte mirë të mos e mbanit të gjithën për vete, por të kërkonit ndihmë. Diçka e tillë do ju ndihmojë të ulni nivelin e stresit.

2-Të flini mjaftueshëm gjumë si dhe të kryeni aktivitet fizik

Në rutinën tuaj duhet patjetër të respektoni këto pika nëse dëshironi që të ulni nivelin e stresit, gjumi, ushqimi dhe aktiviteti fizik janë pika kyçe për diçka të tillë.

3-Mos u përfshini në thashetheme

Do të ishte mirë që nëse keni një koleg në zyrë i cili flet keq për të gjithë të tjerët, të mos qëndroni shumë me të. Nëse e bën diçka të tillë me kolegët e tjerë patjetër që e bëjë edhe me ju.

4-Mos u ankoni

Nëse ankoheni gjatë gjithë kohës nuk do të mund të gjeni paqe apo qetësi për veten tuaj. Përpiquni ti merrni gjërat me më shumë pozitivitet.