09:17 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

Sa për qind të trurit e shfrytëzojmë?

Truri është organi më kompleks në trupin e njeriut. Shumë besojnë se një person vetëm ndonjëherë përdor 10 për qind të trurit të tyre. Mirëpo, a ka diçka të vërtetë lidhur me këtë?

Truri i një personi përcakton se si ata përjetojnë botën rreth tyre. Truri përmban rreth 100 miliardë neurone, qeliza që mbajnë informacion.

Në këtë artikull, paraqitet hulumtimi se sa nj person e shfrytëzon trurin, transmeton Indeksonline.

Studimet e reja kanë dëbuar mitin se njerëzit përdorin vetëm 10 për qind të trurit të tyre.

Sipas një studimi nisur në vitin 2013, rreth 65 për qind e amerikanëve besojnë se ne përdorim vetëm 10 për qind të trurit tonë.

Por ky është vetëm një mit, sipas një interviste me neurologun Barry Gordon në ‘Scientific American’. Ai shpjegoi se shumica e trurit është pothuajse gjithmonë aktive.

Duke përdorur këtë dhe metodat e ngjashme, hulumtuesit tregojnë se shumica e trurit tonë është në përdorim shumicën e kohës, madje edhe kur një person po kryen një veprim shumë të thjeshtë.

Shumica e trurit është akoma aktiv kur një person është duke pushuar ose duke fjetur.

Përqindja e trurit në përdorim në çdo kohë të caktuar ndryshon nga personi në person. Gjithashtu varet nga ajo që një person po bën apo mendon./Indeksonline/