15:07 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Sa poshtë ka rënë klubi shqiptar, kërkon trajner dhe drejtor sportiv në Facebook (Foto)

Siç duket rënia nga Superliga nuk është kriza e vetme e klubit shqiptar, KF Vllaznia.

Klubi i Superligës së Shqipërisë është në krizë të madhe pas rënies nga kategoria e parë, shkruan IndeksOnline.

Përmes një postimi në Facebook, klubi shqiptar ka këkuar drejtor sportiv dhe trajner profesionist.

“KF Vllaznia duke parë interesin e lartë dhe për të ofruar mundësi të barabarta, fton të gjithë të interesuarit për pozicionet; Drejtor Sportiv dhe Trajner i ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Vllaznia gjatë sezonit të kaluar u pozicionua në vendin e 9’të me 44 pikë./IndeksOnline/