11:48 / E Martë, 26 Janar 2021 / Blerim

Sa poshtë ka rënë lojtari që kompletoi ‘manitan’ në El Clasico

Ish-futbollisti i Barcelonës, Jeffren Suarez, nuk po e gjen veten as në futbollin kroat.

Suarezi përfundimisht ka ndërprerë kontratën me klubin ku luajti kosovari, Festim Alidema, Slaven Belupo, shkruan IndeksOnline.

“Përmes këtij shkrimi, njoftojmë se Jeffren Suarezi nuk është më pjesë jona”, ka njoftuar klubi kroat.

33-vjeçari ishte pjesë e Barcelonës gjatë vitit 2009-11 – para se të transferohej në Sporting Lisbon, për të vazhduar më pas në klubet: Real Valladolid, Eupen, Grasshoppers dhe Laranca.

Kujtojmë se venezueli me nënshtetësi spanjolle kishte shënuar gol në ndeshjen Barcelona – Real Madridi, në “manitan” 5-0./IndeksOnline/