22:37 / E Hënë, 29 Nëntor 2021 / AR

Sa qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri për të festuar 28 Nëntorin?

Qytetarë të shumtë nga Kosova shkuan në Shqipëri për të festuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Indeksonline ka kërkuar të dhëna nga Policia e Kosovës, se sa qytetarë kanë kaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë vikendit, përkatësisht në datat 27 dhe 28 nëntor.

Në përgjigjen e tyre thuhet se, më datë 27, këtë vendkalim kufitar e kanë kaluar 12989 qytetarë.

Ndërsa më datë 28, kaluan 5469 qytetarë.

Pra, për këto dy ditë, në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, kaluan 18458 qytetarë.

Më poshtë të dhënat lidhur me frekuentimin e trafikut tokësor: