21:22 / E Premte, 22 Mars 2019 / indeksADMonline

Sa shpesh duhet larë flokët?

Secili nga ne ka përgjigjeje të ndryshme nëse pyesim se sa shpeshë i lajm flokët.

Disa nuk mund të e kalojnë një ditë pa i larë e disa të tjerë nuk e kanë problem nëse atë nuk e bëjnë me ditë të tëra, transmetojnë Indeksonline.

Sipas floktarit ndërkombëtar, ekspertit Barney Martin, se sa shpesh lajmë flokët varet nga lloji i flokëve mirëpo në përgjithësi sipas tij, atë e bëjmë shumë shpesh.

Një nga problemet që Barney e ka vërejtur tek klientët e tij është se pastrimin e flokëve ata e bëjnë shumë më shpesh se sa që duhet.

Barney këshillon që më së miri është që flokët të pastrohen në cdo të dytën ditë, varësisht nga gjatësia dhe nga lloji i flokëve. /Indeksonline/