11:59 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sa shpesh duhet t’i lani rrobat e ndryshme?

Të gjithë ne kemi mbajtur rroba të veshura në duar, duke hamendësuar nëse duhet t’i veshim edhe një herë apo t’i fusim në rrobalarëse.

Në fakt, jo të gjithë ne i dimë rregullat e larjes së rrobave. Ndonjëherë,  madje rrobat tona janë më të pista sesa duken.

Prandaj më poshtë po ju sjellim disa rregulla se sa herë duhet t’i vishni rroba tuaja para se t’i lani.

Mos i riveshni rrobat e brendshme

Ne mendojmë se të gjithë pajtohen me ne se rrobat e brendshme duhet të lahen, pas secilës herë që i veshim.

Kjo është një rregull bazike e higjienës.

Xhinset: Lani pas 5-6 herësh që i vishni

Shtrohet pyetja se sa shpesh duhet t’i futni xhinset në rrobalarëse. Me siguri se nëna juaj do të thotë se duhet t’i lani pas secilës herë që ju i vishni.

Në ndërkohë, miket tuaja do të thonë se ngjyra e xhinseve tuaja do të shkatërrohet nëse i lani ato shumë shpesh.

Prandaj, në mes këtyre dy opsioneve, idealja është që t’i lani pas 5-6 herësh që i vishni.

Bluzat: Pas secilës herë që i vishni

Ju duhet t’i trajtoni bluzat tuaja sikur rrobat e brendshme sepse ato janë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën tuaj dhe absorbojnë sasi më të madhe të djersës.

Lani ato pas secilës herë që i vishni. I vetmi përjashtim është që mund të mos e lani vetëm nëse e keni mbajtur bluzën e veshur për një orë ose më pak.

Fustanat: Pas 2-3 herësh që i vishni

Nuk keni nevojë t’i lani fustanet tuaj pas secilës herë që i vishni pasi kjo mund të dëmtojë ngjyrën dhe materialin e tyre.

Por në rast se e keni mbajtur fustanin të veshur gjatë gjithë ditës në stinën e verës, atëherë preferohet që ta lani, për shkak të djersës.

Sutjenat: Pas 3-4 herësh që i vishni

Në krahasim me brekët, nuk duhet t’i lani pas secilës herë që i vishni. Por kjo nuk vlen për sutjenat sportive.

Çorapet dhe getat: Pas secilës herë që i vishni

Qysh nga vegjëlia, të gjithë i dimë rregullat e veshjes së çorapeve. Nënat tona kanë insistuar vazhdimisht që t’i lajmë ato pas secilës herë që i mbathim.

Kjo është e vërtetë. Imagjinoni sa baktere dhe papastërti grumbulloni në këmbët tuaja.

Pixhamat: Pas 3-4 herësh që i vishni

Era e pakëndshme e pixhamave mund të prishë gjumin tuaj dhe t’iu bëjë të ndiheni më të lodhur.

Preferohet të bëni një dush para gjumit, dhe në raste të tilla, ju mund t’i veshni pixhamat e njëjta katër herë, pa i larë.