22:58 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Sa shtete e kanë njohur Kosovën? E sqaron zv/kryeministri Pacolli!

Barbadosi është shteti më i ri që ka njohur Republikën e Kosovës. Ky shtet është bërë zyrtarisht i 117-ti që njeh Pavarësinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli sqaruar për opinionin në lidhje me këtë çështje, transmeton Indeksonline.

“Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës, unë nuk do të ndalem, unë sapo kam filluar, këtë vit do të jetë i mbarë për Kosovën Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja!”, Ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Kosova pas dy ditësh feston dhjetëvjetorin e Pavarësisë së saj.

Përderisa njohjen nga Barbadosi e kanë përshëndetur edhe udhëheqësit e institucioneve në vend./Indeksonline/