20:53 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Karakteristikat e shtetit më të ri që njohu Kosovën

Në pragë të dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka ardhur një njohje e re nga shteti i Barbadosit.

Kështu, shteti në fjalë është një ishull  në Karaibe të rajonit së Amerikës së Veriut.

Barbadosi mban një sipërfaqe prej 432 km katrorë. E cila është e vendosur në zonën perëndimore të Atlantikut të Veriut dhe 100 km në lindje të Islandës dhe Detit të Karaibeve, shkruan Indeksonline.

Po ashtu në këtë ishull ka banorë nga Kalinago që nga shekulli i 13-të. Kryeqyteti i këtij vendi dhe njëherësh qyteti më i madh është Bridgetown.

Ishulli Barbados është një mozaik interesant i kulturave dhe traditave i cili ka vlera të mirëfillta të cilat me kalimin e kohës është identifikuar edhe për trashëgiminë e tij unike historike, kuzhinës dhe artistike.

Ndryshe, Barbadosi është edhe vendlindja e yllit të botës, Rihannes.

Kësisoj, lajmin për këtë njohje e ka bërë të ditur  edhe zëvendës kryeministri dhe njëherësh Ministër i MPJ-së, Behgjet Pacolli./Indeksonline/