08:45 / E Diele, 27 Qershor 2021 / OSH

“Sa t’kom dasht”, vula e verës deri më tani, arrin 1 milion klikime

Bashkëpunimi mes Ermal Fejzullahut dhe Gjikos  po del të jetë i suksesshëm.

“Sa t’kom dasht” ka arritur të kap shifrën e 1 milion klikimeve në Youtube, transmeton Indeksonline.

Ende nuk janë bërë 48 orë nga publikimi i këngës, por ajo tashmë është shndërruar në një super hit veror.

Dyshja edhe në të kaluarën kanë pasur bashkëpunime që kanë rezultuar të suksesshme./Indeksonline/